Kjo recetë kërkon mish të freskët lepuri prandaj që të merrni shijen që kërkoni duhet të jetë i tillë.
Përbërësit
- 1 kg mish lepuri ((një lepur të egër))
- 15 gr kripë
- 2 gr piper i zi
- 5 gjethe gjethe dafine
- 1 kg qepë
- 4 – 5 thelpi hudhër
- 120 ml vaj
- 240 ml verë e bardhë
- 1 kokërr limon
Përgatitja:
- Merrni lepurin dhe hiqjani lëkurën.
- Pastrojeni nga saçmat dhe mbeturina të tjera dhe lëreni në ujë të rrjedhshëm sa t’i dalë gjaku.
- Shpëlajeni dhe lëreni në ujë të nxehtë që të mos mbajë erën e gjakut.
- Priteni në copa dhe shtrydheni fort.
- Futeni në tenxhere me presion.
- Hidhini pak kripë, piper të zi, dafinë dhe mbulojeni me qepë dhe hudhra, me qëllim që lepuri mos të nxihet.
- Hidhni 120 ml vaj (mos hidhni ujë) dhe lëreni në zjarr të ngadaltë rreth 30-40 min.
- Hiqeni nga zjarri dhe spërkateni me një filxhan verë të bardhë.
- Servireni në pjatancë me limon dhe shoqërojeni me verë të kuqe Merlot.