Çomlek me Lepur të egër

Pjata kryesore

Kjo recetë kërkon mish të freskët lepuri prandaj që të merrni shijen që kërkoni duhet të jetë i tillë.

Përbërësit

  • 1 kg mish lepuri ((një lepur të egër))
  • 15 gr kripë
  • 2 gr piper i zi
  • 5 gjethe gjethe dafine
  • 1 kg qepë
  • 4 – 5 thelpi hudhër
  • 120 ml vaj
  • 240 ml verë e bardhë
  • 1 kokërr limon

Përgatitja:

  1. Merrni lepurin dhe hiqjani lëkurën.
  2. Pastrojeni nga saçmat dhe mbeturina të tjera dhe lëreni në ujë të rrjedhshëm sa t’i dalë gjaku.
  3. Shpëlajeni dhe lëreni në ujë të nxehtë që të mos mbajë erën e gjakut.
  4. Priteni në copa dhe shtrydheni fort.
  5. Futeni në tenxhere me presion.
  6. Hidhini pak kripë, piper të zi, dafinë dhe mbulojeni me qepë dhe hudhra, me qëllim që lepuri mos të nxihet.
  7. Hidhni 120 ml vaj (mos hidhni ujë) dhe lëreni në zjarr të ngadaltë rreth 30-40 min.
  8. Hiqeni nga zjarri dhe spërkateni me një filxhan verë të bardhë.
  9. Servireni në pjatancë me limon dhe shoqërojeni me verë të kuqe Merlot.


Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *