Përbërësit
1 kg miell | |
0.5 lt ujë | |
1 lugë gjelle kripë | |
1 lugë gjelle sheqer | |
1 lugë gjelle tharme buke |
- Tharmin, sheqerin, pak kripë dhe dy lugë miell i perzijmë në një gotë me ujë të vakët dhe e lëmë në vend të ngrohtë qe të vije.
- Pastaj e përzijmë me ujë, kripë dhe miell dhe ashtu e zëmë brumin e bukës të cilin e lëmë të mbuluar me pecetë kuzhine afër një orë.
- Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e shtrijmë në tepsi ose e ndajmë në 7-8 kulecë të cilët i ngjeshim një nga një dhe i reshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë.
- Kulectë e bukës piqen afër 50 min në 200C.