Përbërësit
- 500 gr brinjë derri
- vaj ulliri
- piper
- trumëz
- kripë
- 6 patate (të ziera)
- gjalpë
- galetë (me erëza)
Përgatitja
1
Në një tigan hidhni vajin e ullirit dhe brinjën e derrit. Shtoni kripë, piper dhe skuqeni nga të dyja anët.
2
Shtoni 2 degë trumëz. Vendoseni më pas në furrëtë piqet për 20 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.
3
Prejini patatet e ziera më parë përgjysmë. Skuqini ato në një tigan me gjalpë. Shtoni kripë dhe piper.
4
Kaloni brinjën e derrit në një pjatë me galetë me erëza.
5
Vendosni patatet në një pjatë dhe në mes vendosni brinjën e derrit.