Bërxollë Gici

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 500 gr bërxollë gici
  • 1 kokërr rrënjë selinoje
  • 300 gr bizele
  • 50 gr lajthi
  • 1 pako gjalpë (Granarolo)
  • 300 gr patate
  • pak vaj ulliri (Dentamaro)
  • kripë
  • piper
  • rozmarinë
  • trumëz
  • hudhër
Përgatitja
1
Në një tigan hedhim pak vaj dhe e vendosim në zjarr dhe pasi të jetë nxehur vendosim fileton e gicit dhe e kaurdisim nga të gjitha anët sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.
2
Shtojmë në tigan dhe erëza, si rozmarinë dhe trumzë dhe para se ta heqim shtojmë dhe piper, hudhër dhe gjalpë. E kriposim pak dhe e fusim në furrë me 180 gradë për rreth 10 minuta.
3
Ndërkohë në një tenxhere tjetër hedhim pak vaj dhe fillojmë të kaurdisim në zjarr rrënjën e selinosë të pastruar dhe të prerë në kubikë.
4
Pas rreth 7 minutash i shtojmë pak ujë dhe e lemë të ziejë derisa në tenxhere të mos ketë mbetur shumë ujë. I shtojmë kripë dhe e kalojmë në mikser derisa të bëhet një pure e njëtrajtshme, duke i shtuar dhe një lugë gjalpë dhe bizelet.
5
Gjithashtu i kaurdisim me pak hudhër dhe vaj ulliri në një tenxhere dhe më pas i shtojmë ujë. Në këtë moment shtojmë dhe patatet dhe i lemë të ziejë derisa bizelet dhe patatet të jenë gati.
6
Heqim patatet dhe bizelet. I bëjmë krem e më pas i vendosim në pjatë të dyja puretë, patatet dhe fileton e prerë në medalionë, duke shtuar dhe disa lajthi të shtypura, si dhe pak nga salca e krijuar në tigan nga pjekja e mishit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *