Akullore me Shalqi

Akullore

Përbërësit
2.5 kg shalqi
150 gr sheqer
80 gr niseshte
1 lugë çaji kanellë pluhur
3-4 lugë gjelle qitro (e sheqerosur në copa)
2-3 lugë gjelle çokollatë (në copa)
1 lugë gjelle ujë trëndafili (ose ujë jasemini)

Përgatitja
1
Shalqiri pastrohet nga lëkura e farat dhe kalohet në mikser për t’u bërë masë homogjene. Kjo masë kalohet në tenxhere, përzihet me sheqerin, niseshtenë dhe lëngun e aromatizuar.
2
Vendoset në zjarr dhe përzihet shpesh, pasi lëngu të fillojë të ziejë ulet temperatura duke llogaritur 4 deri 5 minuta zierje.
3
Pasi hiqet nga zjarri hidhet kanella dhe më pas shtohen frutat e sheqerosura dhe çokollata.
4
Përmbajtja hidhet në një formë për puding dhe vendoset në frigorifer për disa orë.
5
Vendoset xhelatina në një pjatë, e cila sipas dëshirës mund të zbukurohet me lule jasemini dhe më pas shërbehet.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *