Akullore me Limon

Akullore

Përbërësit
200 gr ajkë (qumështi)
150 gr sheqer
125 ml qumësht
5 kokërr limon
1 mollë

Përgatitja
1
Rrahim mirë lëngun e limonave të filtruar më parë në kullesë me sheqerin. Këshillohet të bëhet me rrahëse elektrike.
2
Më pas, shtojmë 2 lugë lëng limoni, mollën e qëruar e të grirë, qumështin dhe i përziejmë bashkë. Në fund bashkojmë ajkën e qumështit.
3
E hedhim përbërjen në makinën e akullores për 20 minuta dhe e shërbejmë nëpër tasa apo gota sipas dëshirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *