Akullore me Fiq dhe djathë Mascarpone

Akullore, Embelsira
Përbërësit
  • 900 gr fiq (të freskët, të gjelbër ose të zinj, rreth 20 fiq mesatarë)
  • 1/2 gote uji lëng limoni
  • 3/4 filxhan çaji sheqer
  • 1 filxhan çaji maskarpone(në temperaturë dhome)
  • 1/2 filxhanë çaji qumësht
  • 1 e gjysmë lugë çaji kanellë(e imët)
  • 1 kokërr limon
Përgatitja
1
Heqim bishtat nga fiqtë dhe i ndajmë në copa. Vendosim fiqtë në një tigan me ujë.
2
Qërojmë lëkurën e limonit dhe e shtojmë te fiqtë. Pastaj i gatuajmë në temperaturë mbi mesataren derisa fiqtë të bëhen shumë të butë, rreth 10 minuta.
3
Shtojmë sheqer në përzierjen e fikut, i përziejmë mirë dhe vazhdojmë t’i gatuajmë derisa të ntrashen, rreth 8 minuta.
4
I lemë të ftohen në temperaturën e dhomës.
5
Vendosim fiqtë, djathin mascarpone, qumështin, kanellën dhe dy lugë gjelle lëng limoni në një blender dhe i përziejmë derisa të bëhet një përzierje e butë.
6
I ngrijmë derisa të bëhet një masë e qëndrueshme e fortë ose përdorim një makinë akulloreje duke ndjekur instruksionet e makinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *