Akullore me Banane e Bajame

Akullore, Embelsira, Kalorike

Përbërësit
4 banane (të pjekura mirë dhe të prera në feta rrethore)
85 gr bajame (të pjekura)
4 lugë gjelle shurup panje
2 gr kripë
125 ml qumësht bajamesh (i paëmbëlsuar)
1 lugë gjelle vanilje

Përgatitja
1
Ngrijini bananet e prera në feta në frigorifer.
2
Në një tas përzieni bajamet me 2 lugët e shurupit të panjës dhe pak kripë.
3
Shtoni bananet e ngrira, hidhini qumështin e bajameve dhe përziejini së bashku.
4
Shtoni sërish dhe 2 lugë shurup panje.
5
Përziejini të gjithë përbërësit dhe futini në mikser derisa të bëhen një masë e butë.
6
Hidheni akulloren e bananeve në një tas, zbukurojeni sipër me bajame të pjekura.
12
E shërbejmë kur të ketë ngrirë.

Articles You May Like

Kajmakpare
Salmon me salcë djathi dhe spinaq
Supë me hudhra dhe perime
Kungulleshka të mbushura
Role me reçel, arra dhe kanellë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *