Pllaqi në tavë me Mish Viçi

Kalorike, Perime, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 300 gr fasule pllaqi
  • 1 kokërr domate (e madhe, e prerë në kubikë)
  • karotë (të vogla)
  • 1 tufë majdanoz (të prerë imët)
  • kripë
  • piper
  • 30 ml vaj
  • 100 gr mish viçi
  • 1 kokërr qepë
Përgatitja
1
Në një enë hedhim fasulen pllaqi dhe e vëmë të ziejë përreth 1 orë.
2
Në një tigan hedhim vajin dhe mishin dhe e skuqim pak.
3
Shtojmë qepën, i kavardisim bashkë përreth 5 minuta.
4
Shtojmë karotën, domaten dhe i lëmë të shkrihen bashkë.
5
Në një tavë dheu vendosim pllaqitë e ziera bashkë me salcën e përgatitur.
6
E fusim në furrë për 25 minuta në 200 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *