Përbërësit
- 4 feta bukë
- 4 vezë
- 600 gr spec jeshil (të ëmbël, dhe të kuq)
- 2 feta pançetë
- 20 gr gjalpë
- 20 ml vaj ulliri
- 20 gr salcë domatesh
- kripë (e imët)
Përgatitja
1
Lajini specat, ndajini në gjysmë, hiqjuani farat dhe ndaji në pjesë.
2
Hidhni vajin në një tigan, gatuajini specat për 10 minuta duke i përzierë herë pas here.
3
Shtoni salcën e domateve, kripën dhe lëreni të gatuhet për 5 minuta.
4
Ndizeni furrën në 180°C. Lyejini fetat e bukës me gjysmën e gjalpit, sistemojini bashkë me pancetën e prerë në mes në tavë dhe piqini për disa minuta.
5
Në një tigan të madh, shkrijeni gjalpin, thyejini vezët njëra pas tjetrës dhe gatuajini për 2 minuta derisa e bardha të ngurtësohet.
6
Nxirrini bukët nga furra, vini tek secila nga një vezë dhe kriposini lehtë.
7
Kompletojini me copat e pancetave dhe një lugë speca me domate.