Përbërësit
500 gr qershi
60 gr çokollatë
4 kokrra vezë
200 gr sheqer
120 gr miell
30 gr kakao pluhur
2 vezë (të bardhat)
200 gr krem djathi
kripë
Përgatitja
1
Copëtojmë çokollatën dhe e shkrijmë në banjë mari. Rrahim vezët me 80 g sheqer derisa të zbardhen.
2
Masës së krijuar i shtojmë miellin, 20 g kakao pluhur, çokollatën e shkrirë dhe fare pak kripë.
3
E shtrojmë brumin në tepsi dhe e fusim në furrë të parangrohur në temperaturë 180°C për 20 minuta.
4
Pastrojmë qershitë. Iu heqim bërthamat dhe i vemë të ziejnë për 20 minuta me 100 g sheqer, me kanellë dhe me 2-3 lugë ujë.
5
I heqim nga zjarri dhe i lemë të ftohen.
6
Miksojmë të bardhat e vezëve me pjesën tjetër të sheqerit dhe i përziejmë me kremin e djathit.
7
Marrim 4 gota. Presim 12 disqe me perimetrin e gotave nga keku me çokollatë, të cilin e kemi nxjerrë nga furra.
8
Vemë në fund të secilës gotë nga një disk.
9
E spërkasim me gjysmën e sasisë së shurupit në të cilin janë zier qershitë dhe i hedhim pak nga qershitë e ziera.
10
Mbi to vemë 4 disqe të tjerë, që i spërkasim me shurup.
11
Mbi to shtrojmë një shtresë me krem djathi dhe sipër diskun e retë.
12
E shërbejmë kur të ketë ngrirë.
13
E pluhurosim me kakao dhe zbukurojmë me pak krem djathi edhe qershitë që kanë mbetur.