Tiramisu me fruta

Embelsira, Receta per femije, Vegjetariane

Përbërësit
  • 6 kokërr vezë
  • 120 gr sheqer
  • 10 gr sheqer (për kafene)
  • 500 gr maskarpone
  • 50 gr kakao (sipas dëshirës)
  • 50 gr çokollatë (sipas dëshirës)
  • 100 gr fruta (sipas dëshirës të prerë ne kubikë)
  • 400 gr biskota (biskota Savoiardi)
Përgatitja
1
Ndani të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe shtojini gjysmën e sasisë së sheqerit.
2
Përziejini me përzierës elektrik derisa të përftoni një masë të qartë dhe kremoze.
3
Shtoni maskarponen në masën e krijuar nga e verdha e vezëve dhe filloni përgatitjen e të bardhave të vezëve. Përziejini mirë me përzierës elektrik dhe më pas shtoni gjysmën tjetër të sheqerit, pak e nga pak, duke e përzier vazhdimisht.
4
Kur masa të jetë përzier mirë shtoni të verdhën e vezëve që përgatitët më parë, me sheqer dhe maskarpone. Bashkojini me kujdes, duke i përzier vazhdimisht, nga poshtë-lart, me ndihmën e një luge.
5
Me ndihmën e një luge, kremin e përgatitur hidheni në fundin e çdo tasi, ose tepsie që keni përgatitur për tiramisunë. Ngjyeni biskotat në kafe, duke bërë kujdes që të mos zbuten më shumë se duhet. Shtoni biskotat mbi krem.
6
Hidhni mbi biskota edhe një shtresë tjetër kremi, të cilin mbulojeni edhe me një shtresë të dytë biskotash. Nëse të parat i keni vënë vertikalisht, shtresën e dytë e vërini horizontalisht. Sipas dëshirës mund të shtoni fruta të ndryshëm të prerë hollë dhe sipër edhe një shtresë të fundit kremi.
7
Nivelojeni kremin mirë dhe spërkateni me kakao pluhur.
8
Gjithashtu sipas dëshirës sipërfaqen mbulojeni me copa të prera hollë çokollate. Lëreni tiramisunë të pushojë për disa orë në frigorifer dhe më pas shërbejeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *