Përbërësit
300 gr ngjalë (liqeni)
3 kokërr qepë
4 kokërr kumbulla (të thata)
30 gr pistil
2 gjethe gjethe dafine
80 ml uthull e bardhë
4 degë majdanoz
10 gr kripë
1 gr piper
Përgatitja
1
Pasi ngjala pastrohet, ndajeni në kurma (ngjala duhet të ketë ngjyrë të bardhë, gjë që tregon se ajo ka kaluar disa muaj në ujëra të ëmbla)
2
Piqeni në skarë ose në furrë që t’i largoni pak yndyrën, njëkohësisht skuqni qepën shumë ngadalë që më pas e përzieni me përbërësit dhe vëreni në furrë për 40 minuta, në temperaturën 220 gradë celcius.
3
Këshillohet të shoqërohet me bukë misri dhe me verë të bardhe apo dhe të kuqe.