Tavë me pllaqi dhe sallam borgez

Pjata kryesore

Përbërësit
sallam
1 presh (i prerë imët)
1 spec i kuq (i grirë imët)
1 spec jeshil (i grirë imët)
1 thelp hudhër
1 karotë
350 gr fasule pllaqi
1 degë selino
majdanoz
rozmarinë

Përgatitja
1
Në fillim prisni në pjesë të vogla sallamin ”. Në një tigan me vaj ulliri skuqni preshin dhe specat. Shtoni hudhrat.
2
Më pas shtoni karotën dhe selinonë. I trazoni mirë dhe në fund shtoni sallamin .
3
Tani shtoni salcën e domateve dhe e rregulloni me kripë apo erëza të tjera sipas dëshirës. I përzieni mirë.
4
Në një tavë ku keni vendosur fasulet e përgatitura më parë, shtoni masën që përgatitët. Sipër i shtoni majdanoz dhe rozmarinë.
5
Futeni në furrë për tu pjekur, për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Shijojeni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *