Tave dheu

Pjata kryesore

Një gatim tradicional i Tiranës me një aromëkarakteristike dhe shumë e shijshme

Përbërësit

 

  •  30 gr spec i kuq (djegës)
  •  30 gr spec jeshil
  •  70 gr mish viçi
  •  30 gr gjizë
  •  50 gr salcë domatesh
  •  10 gr miell
  •  3 gr majdanoz
  •  2 gr kripë
  •  2 gr piper
  •  pak gjalpë
  •  gjysmë thelpi hudhër
  •  vaj ulliri
  • 30 gr qepë

Përgatitja

1
Për përgatitjen e tavës së dheut, si fillim presim mishin në kubikë të vegjël. Më pas grijmë në rende qepën dhe specin jeshil.
 
2
Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe hedhim qepën, mishin dhe specin. I shtojmë edhe miellin dhe i kaurdisim deri në momentin që të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.
 
3
Më pas i shtojmë salcën e domates, specin e kuq djegës, që më parë e kemi grirë në rende dhe pasi i kaurdisim përbërësit, shtojmë pak ujë dhe gjizëdhe i lemë të ziejnë për 2-3 min. Pas zierjes e heqim tenxheren dhe e lemë mënjanë.
 
4
Marrim tavën e dheut, e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim në sobë, në mënyrë që të nxehet sa më shumë.
 
5
Në momentin që tava është zier, i hedhim përzierjen e përgatitur dhe e fusim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë.
 
6
Pasi nxjerrim tavën nga furra, ajo është gati për t’u shërbyer. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *