Tartë me Djathë Dhie

Brumera, Vegjetariane
Përbërësit
  • 70 gr djathë dhie (i butë)
  • 30 ml vaj ulliri
  • 2 kokërr qepë (e grirë imët)
  • 10 gr sheqer kaf
  • 375 gr brumë (tarte)
  • 1 thelpi hudhër
  • 300 gr domate qershi
Përgatitja
1
Në një tigan nxehni vajin e ullirit, hidhni qepët e grira imët, shtoni sheqerin dhe filloni t’i kavardisni për 4-5 minuta, derisa qepët të marrin ngjyrën e artë dhe të zbuten.
2
Hiqini nga zjarri, spërkatini me trumzën e freskët dhe lërini mënjanë të ftohen.
3
Nxehni furrën në temperaturën 180°C.
4
Hapni brumin më diametër 30 cm.
5
Zhvendoseni petën në tepsi duke lënë pak brumë anash sikundër veproni me tartën e ëmbël.
6
Hidhini në bazën e tartës qepët e karamelizuara, më pas shtoni hudhrat e grira imët, djathin e dhisë dhe domatet qershi.
7
Lyejini anët e tartës me vezën e rrahur.
8
Piqeni për 30 minuta derisa të marrë ngjyrën e artë.
9
Servireni me pak trumzë dhe vaj ulliri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *