Përbërësit
- 1 pako taliatele
- 300 gr sallam (sallam “Fix Si Qëmoti”)
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë gjelle miell
- 500 ml qumësht
- 2 lugë gjelle bizele
- djathë parmixhano
- arrëmyshk
- majdanoz
- kripë
- piper
Përgatitja
1
Zieni taliatelet në një enë me ujë të kripur. Grini sallamin “Fix Si Qëmoti” dhe lëreni mënjanë.
2
Skuqni miellin në një tigan me gjalpë për disa minuta. Hidhni qumështin dhe trazojeni me një rrahëse kuzhine. Shtoni pak kripë, piper, bizelet, sallamin dhe arrën moskat. Përziejini mirë.
3
Kombinoni taliatelet e gatuara me salcën në një tas të madh. Përziejini mirë dhe hidhini në një tavë. Spërkatini me pak djathë parmigiano.
4
Piqini në furrë në temperaturën 180 gradë Celcius për 30 minuta.
5
Vendosni një racion në një pjatë. Shërbejeni me pak djathë parmigiano dhe majdanoz.