Përbërësit
1 gotë kos
2 kivi
1 mollë
1 banane
1 portokall
kuba akulli
2 lugë gjelle lajthi
2 lugë gjelle fara liri
Përgatitja
1
Pastrojini frutat dhe prejini në copa të vogla.
2
Kombinoni kosin, kivin, mollën, bananen, portokallin dhe akullin në një blender. Shtoni më pas 2 lugë gjelle lajthi dhe 2 lugë gjelle fara liri.
3
Përziejeni për 2-3 minuta derisa të merrni një masë homogjene.
4
Hidheni smoothie-n në një gotë dhe dekorojeni me 3 feta banane, 2 lajthi, pak fara liri, dhe 1 fetë kivi.
5
Shërbejeni menjëherë.