Salçiçe mbi Bukë

Pjata kryesore, Te shpejta
Përbërësit
  • 600 gr salsiçe (e freskët)
  • 4 feta bukë
  • salcë domatesh (e koncentruar)
  • verë e kuqe
Përgatitja
1
Prejeni salçiçen në 4 pjesë, rrotullojini dhe fiksojini me nga një shkop kuzhine të gjatë. Nxehni një tigan që nuk ngjit dhe thekni fetat e bukës.
2
Hiqni bukën, shtoni salçiçen dhe piqeni për 5 minuta nga çdo anë. Hidhuni edhe gjysmë gote me verë të kuqe dhe lëreni të të avullojë paksa alkooli.
3
Shtoni edhe një lugë salcë koncentrat domateje në fund të gatimit dhe vazhdoni të piqni salçiçen edhe 5 minuta të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *