Salcë Xaxiq

Salca, Te shpejta

Përbërësit:

4 lugë gjelle me vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull
400gram kos
4 thelpi hudhra
1 kastravec
1 lugë gjelle koper
pak kripë

Përgatitja:

Grijmë imët hudhrat dhe kastravecat. Vendosim kosin (mundësisht sa më të trashë) në një enë qelqi. I shtojmë hudhrat, kastravecin,uthullën dhe vajin e ullirit. I trazojmë mirë dhe ndërkohë i shtojmë kripën e koperin.
Sapo përgatitët një salcë xaxiq, që mund ta shoqëroni me një shumëllojshmëri pjatash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *