Përbërësit
- 4 vezë
- 5 lugë gjelle sheqer
- 5 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle kakao
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 2 lugë gjelle lëng portokalli
- 400 ml qumësht
- 1 vezë (e verdha)
- 1 krem puding
- 1 lugë gjelle niseshte
- 150 gr margarinë
- 8 kokrra mandarinë
Përgatitja
1
Në fillim në një tas ndani të verdhën e vezës nga e bardha. Të bardhën e vezës e rrahim derisa të krijohet shkumë.
2
Ndërkohë në një enë tjetër përziejmë sheqerin me të verdhat e vezëve derisa sheqeri të jetë shpërbërë.
3
Kur sheqeri të jetë tretur shtojmë lëngun e portokallit. Vazhdojmë të përziejmë duke shtuar miellin, pluhurin pjekës dhe kakaon.
4
Duke përzierë vazhdimisht shtojmë shkumën e të bardhave të vezëve dhe masën e vendosim të piqet në furrë me një letër pjekje në 180 gradë për 10 minuta.
5
Pasi të jetë pjekur e mbështjellim me një pecetë të njomë. Vazhdojmë me përgatitjen e kremit të roladës.
6
Në një tenxhere vendosim 300 ml qumësht të vlojë dhe pjesën tjetër e përziejmë me pudingun, niseshten dhe 1 të verdhë veze.
7
Kur qumështi të ketë vluar shtojmë këtë përzierje dhe vazhdojmë duke e përzierë në mënyrë që kremi mos të krijojë kokrriza.
8
E fikim dhe shtojmë margarinën dhe e përziejmë derisa ajo të tretet brenda tek kremi.
9
Shtrijeni roladën dhe lyejeni me kremin e përgatitur. Qëroni mandarinat dhe radhitini mirë. Mbështilleni në formë roloje dhe lëreni të ftohet. Ëmbëlsira juaj është gati!