Përbërësit
- 4 qepë (të mëdha)
- 200 gr mish i grirë
- 100 gr djathë (i grirë)
- 1 vezë
- gjalpë
- uthull
- kripë
- piper
Përgatitja
1
Hiqni lëkurën e qepëve dhe futini të plota në ujë të valuar dhe me kripë. Shtoni edhe pak uthull.
2
Lërini të ziejnë për 30-35 minuta.
3
Në një tigan skuqni mishin e grirë të, me pak gjalpëkripë dhe piper për 5 minuta derisa të ndryshojë ngjyrë. Fikeni dhe hidheni mishin në një tas.
4
Shtoni djathin e grirë dhe një vezë dhe trazojeni. Kullojini qepët, prejini në mënyrë që të hiqni pjesën e brendshme. Grijeni këtë pjesë të qepës dhe shtojeni te mishi i grirë.
5
Trazojeni derisa përbërësit të bëhen një masë e plotë që do të jetë mbushja e qepëve. Hidheni këtë masë brenda qepëve dhe vendosini ayto në një tepsi, të lyer me pak gjalpë.
6
Vendosuni edhe pak gjalpë sipër dhe piqini në furrë me 190 °C për 30-35 minuta.