Puding me Çokollatë

Embelsira, Receta per femije, Te shpejta

Përbërësit
  • 1 kokërr vezë
  • 2 gota qumësht
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • pak kripë
  • 1/2 filxhan çaji kakao
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 1 bustinë pluhur vanilje
Përgatitja
1
Në fillim rrihni vezët në një tas.
2
Në një tigan shtoni 1 gotë qumësht, gjysmën e sheqerit dhe lëreni të ziejë.
3
Në një tas tjetër përzieni sheqerin e mbetur, niseshten dhe kakaon. Këtë masë shtojeni tek pjesa e mbetur e qumështit dhe përziejeni derisa të jetë tretur.
4
Më pas vendoseni të ziejë dhe vazhdoni të përzieni derisa masa të jetë trashur.
5
Lëreni të ziejë për 2 minuta, dhe shtoni vezën e rrahur derisa të jenë homogjenizuar. Përzierjen lëreni të ziejë dhe për 2 minuta.
6
Shtoni vaniljen. Fikni zjarrin dhe pudingun e nxehtë hidheni në tasa të vegjël dhe lëreni të ftohet në frigorifer për 1 orë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *