Peshk në letër kuzhine

Peshk, Pjata kryesore

Përbërësit
200 gr filetë peshku (jo më shumë se 1-1.5 cm të trasha)
1 lugë vaj ulliri (ekstra i virgjër)
pak kripë
piper (i bluar në çast)
1 gjethe dafine (e ndarë përgjysmë)
erëza (të freskëta)
qepë e njomë
majdanoz
Fier Moskat
1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
3 feta limon
1 lugë verë e bardhë

Përgatitja
1
Ngrohni furrën në 200 gradë. Paloseni letrën e kuzhinës në mes, në mënyrë të barabartë dhe me anë të një gërshëre priteni në formë zemre.
2
Vendosni fileton në qendër të letrës që keni prerë. Hidhni pak vaj, kripën dhe piperin. Merrni gjalpin dhe bashkojeni me erëzat e prera imët. Lyejeni peshkun me gjalpin me erëza.
3
Vendosni përsipër fletët e limonit. Shtoni një lugë verë të bardhë. Mbylleni letrën me kujdes dhe mirë, në mënyrë që përbërësit të mos dalin jashtë saj.
4
Piqeni për 10 deri në 12 minuta. Shërbejeni të ngrohtë këtë pjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *