Pancake

Brumera

Përbërësit
  • 260 gr miell (rreth 2 kupa)
  • 2 lugë pluhur pjekës (të jetë e freskët)
  • vezë
  • 2 kupa qumësht
  • 2 lugë sheqer
  • 1 lugë kripë
  • 1 lugë ekstrakt vaniljeje
  • vaj vegjetal
Përgatitja
1
Përzieni bashkë miellin me sodën për pjekje në një tas të madh.
2
Rrihni vezët dhe më pas hidhni në qumësht së bashku me sheqerin dhe kripën dhe përziejini derisa sheqeri të jetë shkrirë. Hidhni dhe vaniljen.
3
Tani shtojeni këtë masë tek mielli me sodën e bukës dhe përdorni një pirun që ta përzieni me ngadalë masën deri sa përbërësit e thatë të mos jenë më të tillë. Mos e përzieni shumë.
4
Sërish shihni disa toptha të vegjël. Ata më të mëdhenjtë mund t’i shtypni me pirun, por mos e përzieni më shumë se 20 sekonda.
5
Lëreni të gjithë masën të pushojë për 20 minuta. Nga fundi i kësaj kohe, ngrohni një tigan në flakë mesatare, yndyroseni me pak vaj.
6
Për çdo pancake, hidhni ¼ kupë të masës në tigan. Gatuajeni deri sa pjesa e sipërme të jetë plot me flluska dhe pjesa e poshtme ngjyrë kafe.
7
Kthejini dhe piqini dhe anën e sipërme deri sa të jetë në këtë ngjyrë. Hiqni dhe lërini në një vend të ngrohtë, në një furrë të parangrohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *