Mus me Luleshtrydhe

Embelsira, Receta per femije

 

Përbërësit
700 gr luleshtrydhe
1 kokërr lëng limoni
15 gr xhelatinë
300 ml pana (e freskët)
240 gr marengë ((all’italiana))
80 gr vezë (e bardhë)
160 gr sheqer
60 ml ujë
disa pika lëng limoni
pak kripë

Përgatitja
1
Lani mirë luleshtrydhet frulojini në mikser bashkë me lëngun e limonit.
2
Kalojini në sitë do të keni përftuar kështu rreth 400 g pure luleshtrydhesh.
3
Në një enë me ujë të ftohtë zbusni për 10 minuta xhelatinën.
4
Merrni dy tri lugë pure luleshtrydhesh dhe ngroheni në një tenxhere dhe shtojini xhelatinën pasi e keni kulluar mirë dhe përziejeni.
5
Kur xhelatina të ketë shkrirë krejtësisht shtoni pjesën tjetër të puresë dhe përziejeni mirë.
6
Tani përgatisni marengën sipas shënimit të mëposhtëm.
7
Në një enë hidhni sheqerin dhe pastaj ujin.
8
Përziejeni dhe vëreni në zjarr sa të vlojë.
9
Temperatura e sherbetit nuk duhet të kalojë 120 gradë ndaj mbani termometrin e posaçëm për të kontrolluar temperaturën.
10
Në këtë kohë rrihni të bardhat e vezëve me shpejtësi mesatare duke i shtuar gjatë rrahjes nga pak pika lëng limoni.
11
Kur sherbeti te këtë arritur temperaturën 120 gradë shtojani vezës pak nga pak duke vijuar rrahjen.
12
Mos e ndërprisni rrahjen edhe pasi të jetë mbaruar sherbeti dhe të jetë ftohur tërësisht masa.
13
Pasi marenga të jetë gati dhe krejtësisht e ftohur shtojani puresë (5) së luleshtrydheve dhe përziejeni me kujdes.
14
Në fund rrihni panën e freskët, që duhet të jetë gjysmë e rrahur, por të jetë bërë gjithsesi kremoze.
15
Bashkojeni me luleshtrydhet dhe marengën (8), përziejeni nga poshtë – lart derisa të jetë bërë një masë.
16
Hidheni musin në tasa individuale dhe futeni në frigorifer për gjysmë ore para se ta shërbeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *