Përbërësit
- 100 gr mish derri (i thatë në një fetë të vetme)
- 1 kg mish viçi (tul)
- 4 kokrra qepë e kuqe
- 5 thelpinj hudhër
- 6 domate
- 4 lugë salcë domatesh
- 30 gr piper i kuq (i ëmbël)
- 25 gr kumin pluhur
- gjysmë luge spec djegës(pluhur)
- miell
- 3 spec djegës (të thatë)
- 1 lugë rigon
- 6 lugë vaj
- 5-6 qepë (të mëdha)
- 250 gr djathë kaçkavall (i butë)
- kripë
Përgatitja
1
Priteni në kuba mishin e thatë dhe kavërdiseni në zjarr të mesëm në një tigan që nuk ngjit, pastaj hiqeni me një lugë me vrima që të kullojë yndyra.
2
Hidheni në një tenxhere, shtojini vajin dhe ngroheni, shtoni mishin e prerë gjithashtu me kube dhe kavërdisini bashkë.
3
Prijeni me feta dhe pastaj grini qepët dhe hudhrën: bashkojeni me domatet e qëruara dhe të copëtuara dhe lërini në zjarr për 5-6 min. Më pas shtojeni tek mishi.
4
Jepuni shije me specat djegës, piperin e kuq, kuminin, rigonin.
5
Përziejeni salcën e domates me një lugë miell, hollojeni me dy tasa ujë të vluar dhe hidhjani mishit.
6
Vëreni tenxheren në zjarr, mbulojeni dhe gatuajeni për 3 orë në zjarr të avashtë. Shtojini, nëse është e nevojshme një tas tjetër me ujë të vluar. Në fund të zierjes kontrollojeni për kripën.
7
Lani qepët dhe pritini në feta të holla. Shtroni në fund të pjatës, me shtresa të alternuara, qepët, mishin dhe djathin e grirë.
8
Sipas dëshirës mund ta zbukuroni me selino, rripa të hollë qepe dhe feta buke misri të verdhë.