Merluc, i ëmbël , i skuqur

Peshk, Pjata kryesore

Përbërësit
500 gr merluc
20 gr sheqer
2 thelpij hudhër
2 gjethe sherebelë
1 lugë uthull vere të bardhë
1 gotë verë e bardhë
2 deri në 3 lugë miell
vaj ulliri

Përgatitja
1
Lyejeni merlucin me miell dhe skuqeni mirë nga të dyja anët, në një tigan me vaj ulliri (pothuaj nga katër minuta për secilën anë).
2
Kur copat e merlucit të jenë skuqur, vendosini në një letër kuzhine që të thithë vajin.
3
Në një tigan tjetër hidhni verën e bardhë, hudhrën e prerë në copa të vogla, sheqerin, uthullën dhe gjethet e sherebelës. Lëreni të ziejë dhe më pas shtoni copat e skuqura të merlucit.
4
Lëreni në zjarr të fortë edhe për pesë minuta të tjera, duke i kthyer copat e merlucit herë pas here në mënyrë që të marrin sa më shumë aromën e erëzave. Servireni të nxehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *