Përbërësit
- 400 gr brinjë qingji
- 30 gr djathë parmixhano
- 3 feta bukë ((tulin))
- vaj hudhre
- majdanoz
- kopër
- rozmarinë
- kripë
- piper
- vaj
Përgatitja
1
Ndajeni në kotoleta brinjën e qengjit
2
Marinojeni mishin 12 orë përpara me vaj,rozmarinë dhe kripë të zezë.
3
Fërgojeni pak në tigan.
4
Hiqeni mishin dhe vëreni mënjanë.
5
Përgatitja e kores krokante: Hidhni në grirëse tulin e bukës, vajin e hudhrave, parmixhanon, erëzat, kripën dhe piperin.
6
Grijini derisa të bëhet një masë homogjene.
7
Me këtë masë lyejini kotoletat dhe piqini në furrëpër 15 minuta në temperaturën 170 gradë celsius.
8
Pjata është gati! Shoqërohet me tavë perimesh të përgatitur me domate, kunguj, speca jeshil, speca të kuq dhe trumzë.