Kek me Dardhë dhe Bajame

Embelsira

Përbërësit
  • 200 gr gjalpë
  • 200 gr sheqer kaf
  • vezë
  • 220 gr miell bajamesh
  • 300 gr xhenxhefil
  • 1 bustinë vanilje
  • 500 gr sheqer kaf
  • dardhë
  • 20 gr gjalpë
Përgatitja
1
Për karamelizimin e dardhave, qërojini dhe pritni dhe shtoni pluhurin e xhenxhefilit. Shtoni vaniljen dhe hidhini në një tigan. Hidhni 400 g sheqer dhe 700 ml ujë.
2
Vendoseni të ziejë për disa minuta. Me një lugë trazoni dardhat në shurupin e ngrohtë dhe lërini për 10 minuta.
3
Hiqni dardhat nga shurupi dhe lërini mënjanë të ftohen.
4
Përzieni 150 g sheqer dhe 100 ml ujë në një tenxhere dhe vendosini në nxehtësi të lartë dhe lërini 15 minuta derisa uji të vlojë.
5
Shtoni gjalpin dhe prisni të trashen dhe të karamelizohen.
6
Pasi janë karamelizuar shtoni dardhët e prera.
7
Parangrohni furrën në 180 gradë Celsius, dhe ndërkohë në një tas rrihni gjalpin dhe sheqerin me një rrahës elektrik.
8
Shtoni vezët në një kohë dhe përziejini mirë. Shtoni bajamet e bluara.
9
Masën hidheni në një tavë dhe sipër shtoni masën e dardhëve të karamelizuara.
10
Futeni në furrë 30-35 minuta derisa të piqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *