Karkaleca me Susam

Antipasta, Fruta Deti

Përbërësit
400 gr karkaleca
1 kokërr vezë (e bardha)
30 gr fara susami
100 ml vaj (për skuqje)
20 ml salcë soje (për shoqërim)

Përgatitja
1
Fillimisht pastroni karkelecat duke i lënë pjesën e bishtit, kalojini më pas në ujë të rrjedhshëm dhe thajini me letër kuzhine.
2
Vendosni në dy tasa: në njërin të bardhën e vezës me pak kripë dhe rrihini dhe në tjetrin hidhni susam.
3
Kaloni karkalecat fillimisht në vezën e rrahur, më pas pudrosni me susam dhe vendosini në tigan me vaj të nxehtë për 2-3 minuta që të skuqen në secilën anë.
4
Largojini nga tigani dhe vendosini në një letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt.
5
Karkalecat shërbejini të shoqëruar me salcë soje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *