Kjo recetë tradicionale për përgatitjen e kaposhit të detit, kërkon rreth 1 orë e gjysmë. Mësoni hap pas hapi si të përgatisni edhe kulaçin më të shijshëm me miell gruri dhe misri.
Përbërësit
1.5 kg gjel deti
1.5 gr qepë
100 ml vaj
20 gr kripë
5 gr rigon
45 gr nenexhik
50 gr arra
1 kg miell gruri
100 gr miell misri
5 gr sodë buke
Përgatitja
1
Në fillim të procedurës së gatimit, merruni me kaposhin e detit.
2
Pasi e lani dhe e pastroni, piqeni në saç (furrë).
3
Më pas qëroni dhe grini 1 kg e gjysmë qepë, e vëreni të skuqet me vaj.
4
Pasi ka marrë ngjyrën e duhur vëreni të ziejë në ujë të vluar.
5
Shtoni kripën, sipas dëshirës.
6
Pasi zieni dhe qepën (kur është tretur), merrni përsëri kaposhin që ndërkohë është pjekur në saç dhe hidheni në enën ku është duke valuar qepa me lëngun e kaposhit.
7
Lëreni për afro 10 minuta kaposhin që të valojë aty dhe më pas hiqeni.
8
Përgatitja e kulaçit: Fillimisht merrni 1 kg miell gruri (kjo në varësi të personave), duke i hedhur edhe pak miell misri.
9
Shtoni sodën, kripën që i përziejini me ujë të vakët.
10
Ngjesheni mirë e mirë me dorë, hidheni në tepsi dhe çojeni në saç të piqet.
11
Në këtë kohë përsheshin e kulaçit e keni gati.
12
Pasi keni thërrmuar kulaçin hidhini erëzat, rigon dhe nane. Po ashtu shtoni edhe arrat e thyera.
13
Përziejeni me dorë dhe sipër hidhni lëngun.
14
Lëreni 10 minuta të bymehet, duke e mbuluar me një tepsi.
15
Në fund prisni kaposhin në pjesë dhe servireni.