Përbërësit
- 200 gr oriz
- 30 fletë gjethe rrushi
- 1 kokërr qepë e kuqe
- 30 ml vaj ulliri
- 1 tufë kopër
- 1 tufë majdanoz
- 4 gjethe mendër (e freskët)
- 1 kokërr lëng limoni
- 10 gr kripë
- 1 gr piper
Përgatitja
1
Në fillim përgatisni mbushjen: pastroni dhe grini qepën, më pas bëni të njëjtën gjë me erëzat.
2
Kavërdisni në një tigan qepën me vaj ulliri derisa të zbutet.
3
Shtoni orizin , erëzat e grira, kripë, piper dhe një gjysmë gotë ujë dhe vëreni të ziejë për 10 min. duke e përzier herë pas here që të mos ngjisë orizi.
4
Tani merruni me gjethet e rrushit, lajini mirë dhe futini në një tenxhere të madhe me ujë që vlon, lërini të zbuten, hiqini nga uji dhe shtrojini në një pëlhurë të pastër.
5
Lëreni mbushjen të ftohet, hapni gjethet e rrushit dhe hidhni mbi to nga një lugë prej mbushjes.
6
Mbështillini mirë që të mos dalë mbushja, nëse nevojitet bëni mbështjellje të dyfishtë.
7
Shtroni disa fletë të tjera në fund të tenxheres me anë të larta dhe fund të trashë, rreshtoni japrakët përmbys në formë rrathësh.
8
Hidhuni përsipër lëngun e limonit dhe pak ujë, mbulojini me një pjatë dhe një peshë mbi të që të mos hapen gjatë gatimit dhe ziejini në zjarr shumë të ulët për rreth 1 orë derisa orizi ta ketë thithur ujin. Shërbejini të ftohta.