Gjel deti role i mbushur me gështenja

Kalorike, Pjata kryesore

 

Përbërësit:

-15 qepujka,
-400 gr geshtenja të qeruara të pjekura,
-pak trumzë të tharë,
-2 thelpinj hudhër,
-gjokset e 1 gjeli,
-vaj ulliri,
-1/4 filxhan lëng mishi,
-2 luge mustardë,
-kripe, piper.

 

Përgatitja:

1. Hapni filetot e gjoksit të gjelit, i rrihni deri sa të arrijnë në 1cm trashësi.
2. Spërkatini filetot me vaj ulliri, kripë, piper dhe në fund i lyeni me mustardë.
Gatuani në pak lëng pule qepën, hudhrat dhe më pas gështenjat, për 10min.
3. Vendosni brenda mbushjen prej gështenjave, qepujkave dhe hudhrave.
4. E bëni role dhe e lidhni me pe gatimi.
5. Vendoseni në furrë në temperaturë 185gradë C për 25min.
6. Herë pas here i shtoni pak ujë në tavë.

 

Shërbejeni me gështenja ose patate ose pak përshesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *