Fokaçia e mbushur me Proshutë, Djathë dhe Pesto domatesh

Kalorike, Pjata kryesore
Një recetë e shijshme, që nuk gatuhet aq lehtë, por që ia vlen mundimi. Mund të konsumohet në drekë si pjatë kryesore. Kalorike dhe plot karbohidrate.
Përbërësit
  • 5 filxhanë miell (i pasitur)
  • 2 lugë çaji maja (e thatë)
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • 2 lugë çaji kripë
  • 2 filxhanë ujë (i ngrohtë)
  • 12 feta proshutë (të holla, të gatuara)
  • 12 feta djathë Provola
  • salcë domatesh (të thata, pesto)
  • 1 filxhan domate (të thara në vaj ulliri)
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle majdanoz (të freskët)
  • piper
  • 1/3 filxhan vaj ulliri
  • kripë (deti, e trashë)
  • 1 lugë çaji rigon (i tharë)
Përgatitja
1
Derdhni dhe përzieni bashkë miellin, vajin, kripën, majanë dhe ujin. Shtoni të gjithë produktet në një tas të madh, përveç ujit dhe trazojini. Shtoni përgjysmë ujë dhe përziejini. Vazhdoni të shtoni ujë derisa brumi të fillojë të vijë në formën e një topi.
2
Hidheni përzierjen e brumit mbi një sipërfaqe të lyer lehtë me miell dhe filloni ta gatuani me pjesën e pasme të dorës. Punojeni për rreth 5 minuta, ose derisa brumi të jetë i butë dhe elastik.
3
Shtoni 2 lugë gjelle vaj ulliri në fund të një tasi të madh dhe vendoseni topin e brumit brenda. Rrotullojeni topin e brumit rreth vajit derisa të arrijë anët e tasit dhe të jetë i gjithi i lyer lehtë me vaj.
4
Mbulojeni tasin me mbështjellëse plastic dhe vendoseni në një vend të ngrohtë që të vijë. Mund ta mbuloni edhe me peshqir kuzhine në një enë plastike dhe ta vendosni në parvazin e dritares ku e kapin rrezet e diellit.
5
Lëreni brumin të vijë derisa të dyfishohet në përmasë, rreth një orë ose një orë e gjysmë në varësi të temperaturës së ambientit.
6
Nxeheni më parë furrën në 200 gradë Celcius. Ndërsa brumi është duke ardhur, vendosni të gjithë përbërësit e pesto-s në një blender ose procesor ushqimi dhe përziejini derisa të krijohet një masë e butë.Ndani brumin në dy gjysma të barabarta. Lyejmë me yndyrë një tepsi pjekjeje.
7
Vendosni njërën gjysmë të brumit në një sipërfaqe të lyer lehtë me miell dhe e rrotulloni në atë mënyrë që të përshtatet me pjesën e fundit të tepsisë së bërë gati për pjeke. Vendosni brumin në tepsi dhe shtrijeni me gishta, që të përshtatet mirë me tepsinë.
8
Shpërndajeni peston e domateve mbi brumë. Shtrini copat e proshutës, duke i mbivendosur lehtë mbi pesto. Shtrini sipër copat e djathit mbi proshutë.
9
Rrotulloni brumin e mbetur të përshtatet në tepsi, pastaj e shtrini me gishta ndërsa e vendosni mbi përzierjen e gjërave. Përdorni gishtat për të bashkuar mirë dy gjysmat e brumit. Me gishta shtypni gropëzat sipër brumit.
10
Hidhni pak vaj mbi brumë. Spërkateni pjesën e sipërme me pak kripë dhe rigon dhe pastaj piqeni derisa të fryhet dhe të marrë ngjyrë kafe të artë, për rreth 25 minuta. Lëreni të freskohet 10 minuta dhe pastaj prijeni në katrorë dhe shërbejeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *