Përbërësit
200 gr filetë derri
1 gotë verë e bardhë
1 gotë ujë
1 gotë pana (kuzhine)
mustardë
gjethe dafine
vaj ulliri
kripë
piper
piper jeshil
Përgatitja
1
Prisni filetot e derrit në 2 pjesë dhe rrihini me një çekiç kuzhine.
2
Skuqini në një tigan me pak vaj ulliri. Shtoni kripë, piper të zi dhe piper jeshil.
3
Hidhni 1 gotë verë të bardhë, 1 gotë ujë dhe mustardën.
4
Gatuajini për disa minuta dhe më pas shtoni panën e kuzhinës.
5
Vendosini në një pjatë për servirje dhe dekorojini me gjethe dafine.