Filetë Viçi me Ftonj

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit
250 gr filetë viçi
50 gr ftua (i madh)
50 gr patate (të vogla)
20 gr gjalpë
10 ml vaj ulliri
3 gjethe trumëz (degëza)
1 thelpi hudhër
1 rozmarinë (degë)
3 gr kripë (e trashë)
0.1 gr piper i zi
10 ml verë Mersala

 

Përgatitja
1
Tek kasapi juaj i besuar, kërkoni një filetë viçi mbi 12 muaj. Marinojeni filetën, me vaj ulliri, piper dhe trumzë
2
Në një tigan me bazë çeliku hidhni vaj ulliri dhe forcojeni mishin nga jashtë duke i dhënë një pjekje të lehtë për rreth 4-6 minuta.
3
Ngrohni furrën dhe piqeni mishin në 180° sipas dëshirës.
4
Pastrojini patatet, pritini në mes me gjithë lëkurë e marinojini me 1 degë trumzë, vaj, kripë, e hudhër.
5
Piqini patatet në furrë në 175° për 20 minuta.
6
Ftoin pastrojeni dhe ndajeni në dy gjysma, mbulojeni në letër alumini me pak gjalpë, sheqer kaf, e rozmarin dhe piqeni në furrë për rreth 30-35 minuta.
7
Për t’I dhënë një ngjyrë të artë ftoin kalojeni në një tigan dhe shuajeni me pak verë Marsala.
8
Vendosini në pjatë duke i kombinuar përbërësit sipas dëshirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *