Byrek me Lakër

Brumera, Vegjetariane

Përbërësit
  • 1 pako peta
  • 1/2 kokë lakër (mesatare)
  • 1 kokërr qepë
  • 3 copë karotë
  • 2 gr spec djegës
  • 45 ml uthull (vere)
  • 2 degë selino
  • 100 ml vaj ulliri
  • 250 gr djathë i bardhë
  • 5 gr kripë
  • 0.1 gr piper i zi
Përgatitja
1
Kavërdisni qepën dhe shtoni lakrën e grirë jo shumë hollë. Lëreni sa të bjerë volumi i saj dhe më pas e rregullojeni me kripë. Grini karotat hollë dhe shtojani lakrës me pak spec djegës. Në fund, shtoni dhe selinonë të grirë bashkë me gjethen e saj.
2
Lëreni dhe për pak minuta në zjarr. Në fund shuajeni me pak uthull dhe lëreni të ftohet. Më pas thërrmoni djathin dhe trazojeni mirë të gjithë mbushjen duke i shtuar dhe piper të zi.
3
Hapni një petë sfoliatë, priteni në katrorë në brinjë të barabartë 12 cm, vendosni një lugë mbushje në qendër, paloseni në formë trekëndëshe duke bashkuar anët dhe piqeni në temperaturën 200 gradë për 20 min.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *