Përbërësit
- 1 kg kungull (i madh)
- 500 ml qumësht
- 300 gr gjalpë
- 3 kokërr vezë
- 130 gr oriz
- 1 gr piper (pak)
- 100 gr djathë (në copa sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Grini në rende tulin e kungullit pasi i keni hequr farat.
2
Në një tenxhere shtoni 200 gr gjalpë, hidhni kungullin dhe lëreni të ziejë në zjarr deri sa të zbutet mirë.
3
Në një tas rrihni vezët shtoni qumështin, orizin dhe hidhini tek kungulli. Lëreni sërish të ziejnë, këtë herë në zjarr të ngadaltë.
4
Spërkasni me gjalpë tepsinë në të cilin do të vendosni petët. (Procedurat e brumit të byrekut i njihni me siguri)
5
Në një tepsi shtroni 5 peta të spërkatura me pak gjalpë. Hidhni kungullin dhe përbërësit e tjerë, si dhe duke i grirë djathë sipas dëshirës.
6
Shtroni dhe 5 peta të tjera. Hidhni pak qumësht dhe pak gjalpë sipër dhe piqini në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë për 30 minuta.
7
Ky lloj byreku mund të gatuhet edhe i ëmbël duke i shtuar 3 lugë sheqer në vend të djathit.