Përbërësit
- 1 copë biftek viçi (të madhe. 453 gr)
- 2 lugë vaj vegjetal
- 1 lugë kripë (e trashë)
- piper i zi
Përgatitja
1
Lëreni biftekun në temperaturë dhome. Hapeni paketimin dhe thajeni me letër kuzhine. Lëreni biftekun në temperaturë dhome përreth 30 minuta.
2
Ngroheni tiganin në zgarë 20 minuta para gatimit, pasi të keni rregulluar zgarën e saj. Lyejeni biftekun me vaj.
3
Spërkateni copën e biftekut me vaj dhe përdorni gishtat për ta shpërndarë, po ashtu kriposeni mirë e mirë dhe hidhini dhe piperin.
4
Vendoseni tiganin në flakë të lartë. Hiqeni me doreza furre tiganin nga soba dhe kalojeni në pjesën e sipërme të furrës në flakë të lartë.
5
Përdorni mashë kuzhine për të vendosur biftekunnë mes të tiganit dhe thajeni për 30 sekonda.
6
Me kujdes futeni dhe një herë tiganin në furrë dhe piqeni përreth 2 minuta. Rrotullojeni dhe piqeni dhe për 2 minuta të tjerë. Është i pjekur mesatarisht, por nëse e doni dhe më të pjekur, futeni dhe për 2 minuta të tjerë në furrë.
7
Hiqeni biftekun nga furra dhe vendoseni në një dërrasë për prerje. Mbështilleni me letër alumini për 5 minuta dhe lëreni të pushojë për 5 minuta. Prije në copa për së gjati dhe shërbejeni menjëherë!