Zogj të mbushur për festa

Pjata kryesore

Përbërësit për 4 persona:

4 zogj të vegjël, afërsisht 150 g secili
8 feta spek
200 g djathë Chevre ose djathë Philadelphia apo i bardhë
100 g rrush i zi
100 g rrush i bardhë
50 g gjalpë lëng perimesh i valuar
spango kuzhine për të lidhur mishin
majdanoz, kripë, piper

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja:


Ndezim paraprakisht furrën në 180°C.
1.Pasi t’i kemi pastruar mirë zogjtë nga puplat (i kalojmë për pak minuta në flakë që të djegim edhe ndonjë pupël që mund të ketë mbetur) i lajmë e i thajmë mirë, madje edhe brenda.
2.Djathin dhe majdanozin e grirë, i vëmë në një tas dhe i përziejmë mirë me pirun. Më pas, masën e përftuar e rregullojmë për kripë e piper, e ndajmë në 4 pjesë të barabarta dhe me të, mbushim barkun e secilit prej zogjve e në fund, fusim edhe disa kokrra rrushi.
3.Çdo zog e mbështjellim si role me dy feta spek, dhe e lidhim me spango kuzhine.
4.Më pas, i vendosim zogjtë në tavë dhe I lyejmë sipër me gjalpë. Tavën e fusim në furrë për rreth 30-40 minuta, dhe zogjtë i lagim here pas here me lëng të valuar sipas nevojës.
Këtë pjatë e shoqërojmë me feta buke ose pilaf të bardhë !

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Kulaç i butë me kungull
Tavë me peshk dhe perime
Supë me hithra karrotë dhe patate
Zupa me qumësht dhe biskota
Buka me ullinj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *