Uthulla e dardhës :
Nëse dëshironi të përgatisni katër litra me uthull dardhe ju nevojiten:
1 filxhan me lëkurë dardhe
8 – 10 dardha të shtypura mirë
1 filxhan me sheqer
4 litra ujë
Sigurohuni që lëkura e dardhës është e larë dhe e pastruar mirë. Vendosini në një enë qelqi të madhe, së bashku me masën e dardhave të shtypura, sheqerin dhe ujin.
Mbulojeni enën me një napë dhe vendoseni në një vend të freskët dhe të errët për një deri në dy javë. Më pas, kullojeni lëngun dhe vendoseni në enën e pastruar duke e mbajtur sërish në një vend të freskët dhe të errët për 1 deri në 2 muaj.
Me të kaluar muaji i parë, provojeni. Nëse lëngu është akoma i ëmbël, lëreni fermentimin të vazhdojë edhe për një muaj tjetër.
Nëse lëngu është i thartë, por akoma mban shijen e dardhës, atëherë është gati për konsum. Më poshtë do të gjeni sugjerimin për mushtin e dardhës.
Mushti i dardhës në kushtet e shtëpisë :
Përbërësit për 8 persona:
– 10 dardhë të plota, të prera në gjysmë, dhe të pastruara nga farat dhe bishtat.
– Gjysëm filxhani me sheqer kaf
– 3 shkopinj kanelle
– 2 lugë çaji me nenexhik të egër
– 1 lugë çaji me karafil
– 1 shkop vanilje të prerë për së gjati
Udhëzimet :
Përzieni dardhët, sheqerin, shkopinjtë e kanellës, karafilin, shkopin e vaniljes dhe nenexhikun në një enë të mbushur me ujë.
Uji duhet të mbulojë këtë përbërës me të paktën 5 centimetra. Vendoseni enën e pambuluar në zjarr të ngadaltë dhe lëreni të ziejë për të paktën një orë.
Pas një ore shtypni dardhët tashmë të buta. Vendoseni kapakun dhe lëreni të ziejë për 2 orë të tjerë.
Më pas, hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Kullojeni me napë që të largoni gjithë mbetjet e patretura dhe lëngu të jetë i pastër.
Shërbejeni me kanellë. Lëgun mund ta ruani në një enë të izoluar mirë dhe ta fusni në frigorifer.