Tullumba me sheqer dhe kanellë

Embelsira

Përbërësit :

250 ml ujë

150 gr miell

1 vezë

30 ml vaj luledielli

Kripë

Për skuqjen :

Vaj luledielli

Për spërkatjen :

100 gr sheqer

1 lugë gjelle kanellë

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Për të përgatitur këtë recetë si fillim mbushni një tigan të thellë me ujë, shtoni vajin, kripën dhe vendoseni të ziejë.

Ndërkohë sitni miellin dhe lëreni mënjanë, kur uji të ketë filluar të vlojë hiqeni nga zjarri dhe shtojini të gjithë miellin brenda duke përzier.

Përzieni me një lugë druri në mënyrë që të formohet një masë kompakte brumi dhe pa kokrriza.

Më pas vendoseni të gjithë këtë brum në një enë të thellë dhe filloni ta ngjisni me anët e enës me anë të një luge druri.

Brumi duhet të marrë formen e tavës duke krijuar një boshllëk në mes në mënyrë që të ftohet për 10 minuta.

Po aty shtoni vezën e rrahur pak paraprakisht dhe vazhdoni me përzierjen derisa brumi të jetë pak me i ujshëm se më parë, por i mbledhur.

Hidheni në një shiringë kuzhine apo formë të posaccme për tullumbat dhe vini në zjarr një tiganë të mbushur me vaj luledielli.

Kur ky vaj të këtë filluar paksa nxehjen formoni një nga një tullumbat tuaj me gjatësinë dhe madhësinë që dëshironi.

E këshillueshme është që gjatësia e secilit nga tullumbat të mos i kalojë 10 cm.

Hiqni nga zjarri pasi të jenë skuqurpër 3-5 minuta dhe kalojini në një pjatë të shtuar me letër për t’ju thithur vajin e keq.

Në një tjetër pjatë përzieni kanellën bashkë me sheqerin dhe rrotulloni të gjithë tullumbat tuaj brenda.

Mëpas mund t’i shijoni direkt ose duke i spërkatur me pakçokollatë sipër.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *