Tortë me Patate

Antipasta, Perime
Përbërësit
  • 5 kokrra patate (mesatare)
  • 280 gr rikota (ose gjizë pa kripë)
  • 2 kokrra vezë
  • vaj ulliri
  • 300 gr spinaq
  • kripë
  • piper
  • qepë e njomë
Përgatitja
1
Prisni patatet në kubikë dhe ziejini me pak kripë.
2
Ndërkohë skuqni qepët e njoma në vaj ulliri dhe 3 minutat e fundit shtoni spinaqin. Hidhni kripë e piper.
3
Rikotën përziejeni me 2 kokrra vezë dhe shtoni kripë.
4
Në një tepsi shtoni patatet e ziera, shtypini dhe krijoni bazën e tortës.
5
Hidhni shtresën e spinaqit të gatuar, më pas rikotën me vezët.
6
Piqeni në furrë për 15 minuta ne 200 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *