Tortë me biskota

Embelsira

Përbërësit :

400 g biskota të thjeshta

Gjysmë gote uji me kafe

1 kuti me qumësht të kondensuar

1 gotë e gjysmë me krem pana të parrahur

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete do t’ju duhet që të thërrmoni disa nga biskotat.

Ndërkohë merrni një pjatë të sheshtë, apo pjatancë të madhe dhe aty vendosi rrethin e tavës së kekut.

Nëse nuk e keni atë formë mos u shqetësoni pasi mund ta bëni tortën katrore.

Në një tas hidhni panën dhe nisni ta përgatisni me rrahësin elektrik derisa të krijohet kremi i zakonshëm.

Tek po i njëjti tas hidhni qumështin e kondensuar dhe përziejeni mirë.

Do të keni krijuar një krem të plotë dhe të shijshëm.

Ky krem nuk ka nevojë për sheqer, pasi qumështi i kondensuar ka një ëmbëlsi të vetën.

Pasi të keni zierë kafenë, e cila duhet të jetë e hidhur, nisni me zhytjen e biskotave dhe shtrimin e tyre në pjatë.

Kini kujdes që biskotat të mos zbuten shumë pasi do të humbasë efekti krokant i tortës.

Nëse dëshironi mund të përdorni edhe neskafe, e cila është pak më e ëmbël në shije.

Pasi të keni krijuar shtresën e parë me biskota hidhni pak nga kremi dhe përhapeni mirë.

Përdorni një lugë të madhe për të shtruar mirë kremin.

Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e biskotave të jetë e mbuluar.

Vazhdoni të përsërisni këto hapa derisa të keni mbaruar përbërësit.

Kini kujdes që në fund të keni një shtresë me krem.

Tortën futeni në frigorifer që të mpikset siç duhet për ta servirur kur t’ju duhet.

Nëse keni kohë, mundohuni që ta lini të paktën për katër orë, pasi edhe shija bëhet më e fortë.

Në fund mjafton që ta spërkatni me biskotat e thërrmuara dhe ta servirni për të dashurit tuaj.

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *