Torta Zemër

Embelsira

Përbërësit
250 gr gjalpë
35 gr ujë
150 gr sheqer
100 gr vezë (e bardhë)
250 gr krem lajthie
125 gr çokollatë e zezë
125 gr pana (e freskët)
20 gr gjalpë
200 gr gjalpë
100 gr çokollatë e zezë
200 gr miell
8 gr maja pluhur
200 gr sheqer
30 gr kakao pluhur (e hidhur)
5 kokrra vezë ((të madhësis mesatare))
50 ml qumësht
1 gr kripë
50 ml qumësht

Përgatitja
1
Përgatitja e kremit të lajthive: Rrihni gjalpin që është zbutur në temperaturën e mjedisit.
2
Shtoni kremin e lajthive dhe vazhdoni rrahjen derisa të përftoni një masë të butë dhe homogjene.
3
Në një tenxhere të vogël hidhni 125 g sheqer dhe 35 g ujë dhe vëreni të ziejë në zjarr të ulët deri sa të arrijë temperaturën 116° C (duke e matur temperaturën me një termometër për sheqer).
4
Rrihni të bardhat e vezëve duke i shtuar 25 g sheqer.
5
Kur shurupi të ketë arritur temperaturën 116° C hidhjani pak e nga pak të bardhave të vezëve duke vijuar rrahjen.
6
Vijojeni këtë proces derisa masa të jetë ftohur krejtësisht.
7
Shtojini marengës gjalpin me kremin e lajthive, duke i përzier me kujdes nga poshtë lart me një spatul kuzhine.
8
Masën e përftuar ruajeni në frigorifer.
9
Përgatitja e kremit të çokollatës: Hidhni në tigan panën e freskët dhe gjalpin dhe çojini në zierje, në zjarr të ulët.
10
Hiqeni tiganin nga zjarri dhe shtoni çokollatën fondente të thërrmuar, duke e përzier me një rrahëse vezësh derisa të shkrihet krejtësisht dhe përbërja të ftohet.
11
Vëreni tiganin në banjëmari me ujë të ftohtë me copa akulli dhe me një rrahëse elektrike rrihni përbërjen derisa të bëhet krem i dendur dhe solid (duhen rreth 10 minuta).
12
Nëse kremi nuk është aq i dendur sa duhet futeni në frigorifer për disa minuta. Pastaj rriheni sërish me rrahëse. Kremi ka vetinë të bëhet i fortë nëse e futni në frigorifer dhe të zbutet në temperaturën e mjedisit. Afër burimit të nxehtësisë shkrin fare.
13
Përgatitja për bazën: Shkrini në banjëmari çokollatën duke e përzier herë pas here.
14
Në një enë shtini gjalpin e prerë në kubikë dhe lëreni të zbutet në temperaturën e mjedisit.
14
Rriheni me një rrahëse vezësh (ose elektrike) derisa të bëhet krem, pastaj shtoni sheqerin dhe vazhdoni ta rrihni për ta përzier mirë.
15
Shtoni vezët një nga një, gjithnjë duke e vijuar rrahjen dhe vetëm pasi masa të ketë përthithur vezën e parë shtoni të dytën e kështu e radhë. Në këtë mënyrë do të përftoni një krem të butë dhe homogjen.
16
Shtoni çokollatën e shkrirë, që tashmë është vakur dhe kripën.
17
Në një enë bashkoni miellin me majanë dhe kakaon e hidhur, pastaj kalojeni në sitë.
18
Duke e situr shtojani masës kremoze. Pastaj lugë pas luge shtoni qumështin (jo shumë të ftohtë).
19
Me të përftuar përbërjen finale lyeni me gjalpë dhe pluhurosni me miell një formë keku (si zemër) dhe hidhni në të brumin. Nivelojeni sipërfaqen dhe futeni në furrë të parangrohur 180 ° C për rreth 60 min.
20
Kur të jetë pjekur nxirreni nga furra. Lëreni të vaket dhe hiqeni nga forma dhe lëreni mënjanë derisa të ftohet krejtësisht.
21
Përfundimi: Pasi torta të jetë ftohur priteni me një thikë shumë të hollë në tri shtresa. Vëreni shtresën e poshtme në një pjatë të sheshtë shtroni mbi të gjysmën e kremit me lajthi dhe hapeni mirë me një spatul.
22
Vini shtresën e dytë të tortës, masën tjetër të kremit dhe në fund shtresën e tretë të tortës.
23
Mos harroni të lini mënjanë dy lugë të këtij kremi për zbukurimin e shtresës së sipërme.
24
Mbi shtresën e sipërme hidhni kremin e çokollatës dhe pastaj zbukurojeni me kremin e lajthive që keni lënë mënjanë.
25
Me të njëtin krem shkruani përsipër “I love you” dhe vizatoni dy zemra të vogla.
26
Futeni tortën në frigorifer dhe nxirreni gjysmë ore para se ta shërbeni.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *