Topa Djathi me Spinaq

Antipasta, Te shpejta

Përbërësit
  • 300 gr spinaq (i ngrirë i copëtuar, i tharë, i shkrirë dhe i shtrydhur,)
  • 200 gr krem djathi (i zbutur)
  • 100 gr gështenja (të thata dhe të copëtuara)
  • 100 gr perime (të përziera, të thata për supë)
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • 1 filxhan djathë Cheddar (të thërrmuar hollë)
  • 1/2 filxhan arra (të copëtuara)
Përgatitja
1
Në një tas të madh, përziejmë mirë së bashku spinaqin, djathin krem, gështenjat, përzierjen e perimeve për supë, majonezën dhe djathin çedar.
2
Përbërësve të përzier u japim formën e topave, duke i rrotulluar më pas në arrat e copëtuara. Nëse përzierja është shumë e butë për të formuar një top, i vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta.
3
E mbështjellim topin e djathit në enë plastike dhe e lemë në frigorifer gjatë natës, në mënyrë që të përzihen mirë shijet dhe aromat përpara se ta shërbejmë me biskotat apo bukën e preferuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *