Përbërësit :
300 gr mish tul
100 gr thjerrëza
500 ml birrë
1 qepë e bardhë
20 gr salcë domatesh
30 gr gjethe panxhari ose pazi
1 lugë çaji tumerik (kurkuma)
1 lugë çaji kanellë pluhur
1 lugë çaji piper i kuq
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja :
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete prisni mishin në kubikë 2.5 cm secili.
Prisni hollë qepën e më pas gjethet e panxharit në kubikë të vegjël.
Në një tenxhere apo tigan të thellë shtoni 1-2 gisht vaj ulliri dhe lëreni të ngrohet.
Kur kjo të ndodhë, hidhni qepën e grirë, përziejini shpesh derisa të zbuten.
Më pas shtoni thjerrëzat, lërini të skuqen për 1-2 minuta e më pas shtoni copat e mishit.
Përziejini vazhdimisht në mënyrë që të skuqen nga të gjitha anë, shtoni edhe gjethet e panxharit, salcën e domateve dhe piperin e kuq.
Shtoni po aty edhe tumerikun bashkë me kanellën dhe përzieni mirë.
Në fund hidhni birrën, kripë sipas dëshirës dhe lëreni të gatuhet në zjarr të ulët përreth 1 orë.
Rezultati duhet të jetë si ai i një gjelle të zakonëshme, pra jo shumë i ujshëm, por as i thatë.
Këtë pjatë mund ta shërbeni me oriz për më shumë shije.