Tavë nga Sofra e Gjakovës

Perime, Pjata kryesore

Një recetë e vjetër dhe specialitet i hershëm i kuzhinës kosovare, tipike e zonës së Gjakovës.

Fantastik në shije dhe e pasur në përbërës dhe vlera ushqyese gjithashtu.

Kuzhina gjakovare është me nam për shijen e saj teksa kërkon mjeshtërinë e amvisave në përgatitjen e gatimeve të ndryshme.

Gatime Shqiptare ju sugjeron më poshtë recetën e tavës me mish vish viçi e perime e cila kërkon pak durim në përgatitje por shija në fund do të jetë mahnitëse.

Ky gatim shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, e sidomos me zahiretë tradicionale siç janë turshitë e ndryshme.

Përgatitja e Tavës Gjakovare me Perime dhe Mish

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish viçi

Dy kunguj të njomë

Dy patëllxhanë mesatarë

2-3 karrota

3 speca jeshilë

1 spec djegës

4-5 kokrra qepë

1 kg domate

6-7 thelpinj hudhra

Kripë

Piper i zi

Piper i kuq

Majdanoz i freskët

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim pastrojmë copat e mishit dhe i vendosim në një tenxhere me ujë. I vendosim në zjarr dhe i lëmë të ziejnë sa të marrin një valë.

Ndërkohë nisim të presim me rradhë të gjithë perimet.

Grijmë qepët përmes një thike të mprehtë dhe i vendosim në një tjetër tenxhere, shtojmë vaj ulliri dhe i vendosim në zjarr duke i kaurdisur.

Në vijim grijmë hollë specin djegës si dhe specat jeshilë.

I shtojmë në tenxheren ku po kaurdisim qepët.

Më pas shtojmë karrotat e grira në kubikë dhe i kaurdisim të gjitha bashkë.

Shtojmë kungulleshkat e prera në kubikë si dhe patëllxhanët duke i kaurdisur të gjithë bashkë derisa volumi i tyre të bjerë.

Ndërkohë, domatet e grira, i kriposim pak, u hedhim pak vaj ulliri, hudhrat, pak piper të zi dhe të kuq,  majdanoz të grirë hollë, i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrë duke i trazuar herë pas here.

Domatet i lëmë në furrë përreth 30 minuta.

Më pas, perimet i shtojmë në tavën me domate dhe i përziejmë të gjitha bashkë, e provojmë për kripë nëse është në masën e duhur.

Heqim tenxheren e mishit nga zjarri dhe copat e mishit i vendosim në tavë.

Tavës i shtojmë një gotë me lëngun e mishit dhe e fusim të piqet në furrë. Pas pjekjes mund t’i shtoni edhe erëza të tjera të freskëta sipas preferencës.

Articles You May Like

Oriz me midhje dhe perime
Hallvë me arra dhe lëng portokalli
Zupë me kos dhe biskota
Bukë me vezë
Çaji i lëkurave të patateve për qarkullimin e gjakut dhe gurëve në veshka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *